Si ta rinovojmë fasadën e një ndërtese?
Kompania jonë kryen kërkime të vazhdueshme në zhvillimin e teknologjisë për sistemet e fasadave të ventiluara, e cila konsiderohet si forma më e sigurtë dhe efikase për veshjet e jashtme.
Fasadat e ventiluara sigurojnë kursime të larta për ndërtesat deri në 20 apo 30%. Shtresat e ndryshme të këtij sistemi përmirësojnë izolimin akustik në ndërtesa, një faktor me rëndësi të madhe në zona me nivele të larta të zhurmës. Sistemi i instalimit minimizon kohën e ekzekutimit dhe kërkojnë mirëmbajtje minimale dhe pllakat e thyera mund të zevëndësohen lehtësisht.
Ne dizenjojmë fasada të ventiluara që përfshijnë disa nga modelet e pllakave më rezistente duke përdorur gurin qeramik, një material i veçantë me rezistencë të lartë ndaj agjentëve atmosferik që e bëjnë të përsosur në përdorim për veshjet e jashtme.