Instagram feed

+ 01145928421 SUPPORT@ELATED-THEMES.COM

Xlight- ku përdoret

HomeBlogXlight- ku përdoret

Pllakat X-Light (240cmx120cm)

Karakteristikat teknike të këtij materiali e bëjnë atë zgjedhjen kryesore për të krijuar dizajne plotësisht të integruara. Ky material mund të përdoret në krijimin fasadave të ventiluara me bukuri estetike të shkëlqyeshme, veshje dekorative të brendshme dhe dyer të lëvizshme që kërkojnë forcën & rezistencën e porcelanit. Me formatin e ri, 240×120, ajo mund te gjendet tek showroomi jone duke filluar nga 79€/m2. Kontaktoni 0672011052

Fasadat e ventiluara

Fasada është fytyra e çdo projekti arkitekturor. Me vetëm 3.5mm trashësi dhe format 100x300cm, Xlight është materiali i duhur për tu përdorur në fasadën e ndërtesave. Specialistët nga PORCELANOSA Grupo tregojnë se XLight kombinon karakteristikat teknike dhe mekanike me variante të shumta dizajni, duke lejuar krijimin e fazadave avant-garde, me cilësi dhe rezistencë të lartë.

 

Për të garantuar siguri maksimale, porcelani tepër i hollë XLight ka një shtresë prej fibre xhami për ta mbështetur strukturën, nëse hipotetikisht kemi plasaritje. Gjithashtu ky material ka një shkallë të absorbimit të ujit <0.5% sipas standardit UNE 14411 dhe ISO 13006.

Një tjetër element i rëndësishëm që mund të ndikojë në zgjedhjen tuaj është fakti se pavarsisht siperfaqes  së madhe, pesha e lehtë sjell kursime të konsiderueshme në instalimin dhe transportimin e saj.

 

Rinovimi pa mbetje skarco

XLight është i përshtatshëm për të rinovuar të gjitha llojet e fasadave falë peshës së lehtë dhe formateve modulare tepër të holla, duke shmangur mbetjen e materialeve skarco gjatë punimeve.

Falë shumëllojshmërisë dhe varietetit të profileve standarde është e mundur të kursehet koha në projektim dhe dizenjim. Këto veti e bëjnë këtë material zgjedhjen e duhur në rinovimin e zonave që kanë ngarkesë të lartë në lëvizje sepse projekti mund të përfundojë në kohë rekord, duke ulur kostot.

Rinovimi NË 3 HAPA TË thjeshtë:

  1. Kryeni matjet e hapësirës që ka nevojë për rinovim
  2. Zgjidhni koleksionin dhe sturkturën nga formatet e disponueshme
  3.  Porositni profilet e duhura dhe shënjnoni zonën ku do punohet

 

Mund të përdoret në dyer, veshje murale të kuzhinave dhe në mobilje

XLight është materiali i duhur për dyert, veshjeve për murin e kuzhinës dhe mobiljeve duke siguruar një mbulesë të qëndrueshme prej 3.5 milimetrash përbërë nga shtresa porcelani.

 

I përshtatshëm si për ambienteve të jashtme, po ashtu edhe për ambiente të brendshme ku përdorimi dhe konsumi është i vazhdueshëm, ky material i reziston abrazioneve ose njollave.  Përveç këtyre vetive ai është i lehtë për tu mirëmbajtur sepse ka një nivel të ulët të absorbimit të lëngjeve.

Secili projekt është i ndryshëm, prandaj, XLight është materiali i duhur për projektet që kërkojnë avantazhet teknike të ofruara nga pllakat e porcelanit. Është e mundur që të aplikohet në dyer ose kabinete të fshehura në sajë të peshës së saj të ulët, garderoba dhe dollapë.  Ajo është gjithashtu e aplikueshme në kuzhinë, banjo ose sipërfaqe mobiljesh dhe tarracë ndër të tjera.

 

Riveshjet e mureve të brendshëm

Pikëpamja inovative mbi interior design kombinon kreativitetin me materiale të cilat përmbushin nevojat e duhura teknike duke siguruar funksionalitetin e lartë për ambientet e mbrendshme.

XLight është materiali i përkryer për tu përdorur si mbulesë dekorative i hapësirave të brendshme për funksionalitetin e tij dhe pamjen tërheqëse që krijon. Ky material është gjithashtu i sugjeruar për hapësira publike, hapësira komerciale ose rezidenciale që kërkojnë mirëmbajtje dhe pastrim të lehtë.

 

Tavanet e varura

Zgjedhja e llojit të tavanit luan një rol të rëndësishëm në projektimin e lokaleve ose zyrave. Nevojat teknike të instalimeve, ndriçimit dhe mirëmbajtjes i bëjnë tavanet e varura zgjidhjen ideale për këtë lloj projekti.


Pesha e ulët e porcelanit XLight dhe shumëllojshmëria e koleksioneve grafike të disponueshme së bashku me strukturat e ndërtimit butech, lehtësojnë krijimin e hapësirave tërheqëse dhe të rehatshme pa hequr dorë nga funksionaliteti.

Bisedo me ne
Bisedo me ne
Pyetje, dyshime, çështje? Ne jemi këtu për t\'ju ndihmuar!
Po lidhet...
Asnjë nga operatorët tanë nuk është disponibël. Provoni më vonë.
Operatorët tanë janë të zënë. Provoni më vonë
:
:
:
Keni ndonjë pyetje? Na shkruani!
:
:
Biseda ka përfunduar
Was this conversation useful? Vote this chat session.
Good Bad