Një material revolucionar, elegant dhe rezistent.
Po flasim për gurin qeramik , një material jashtëzakonisht i qëndrueshëm, në gjendje të qëndrojë i pandryshuar në sipërfaqe, madje edhe në kushte ekstreme.
Guri Qeramik ka revolucionarizuar sistemin prodhues të qeramikës duke arritur një produkt me bazë të ngjyrosur dhe me një rezistencë të jashtëzakonshme e cila tejkalon performancën e Gres Porcelanit ; një material i ri i projektuar për të plotësuar kërkesat më të larta arkitektonike.