Dama Zaha Hadid është një ndër emrat më të njohur në botën e arkitekturës. Ajo ndryshe njihet si “Mbretëresha e lakimeve”, një titul i dhënë nga The Guardian. Stili i saj i jep një tjetër dimension akitekturës duke e çliruar atë nga format tipike e të drejta gjeometrike.
Një ndër setet e tualeteve të PrimeraGroup, pjesë e Primera Group është pjesë e trashgimisë të Zaha Hadid. Seti VITAE nga Noken është një shembull perfekt i punimit estetik mbi format e lakuara. Mund te kontaktoni 0672011052 ose te kaloni nga Showroomi jone prane Sheshit Wilson për të mësuar më tepër.
Koleksioni Vitae përpiqet të krijojë një tjetër koncept mbi dizenjimin e një tualeti. Bashkëpunimi i Noken me Zaha Hadid Design kanë arritur të revolucionarizojnë nocionet klasike të punës mbi produktet dhe koleksionet për tualete. Ky set përfshin elementë mahnitës të cilët kujtojnë shumë lehtë krijimet e ndryshme nga Zaha Hadid.
Konture fluide që evokojnë lëvizjen e ujit janë leitmotivi i këtij koleksioni të veçantë. Për këtë arsye është emëruar Vitae – “jetë” në gjuhën Latine, sepse uji është pikënisja e çdo forme jete
Ky është Vitae, një koleksion me dizajn të pakrahasueshëm i cili do të qëndrojë si një revolucion në nocionet e krijimit të tualeteve.[/vc_column][/vc_row]