Instagram feed

+ 01145928421 SUPPORT@ELATED-THEMES.COM

Teknologjia e sharkimit

Depozitë shkarkuesi TECE

Për pyetje:
info@primera.al

Kursim uji apo shkarkim efikas?

Me garnizhanin TECE janë të dyja të mundura.
Presioni i shkarkimit mund të përshtatet në mënyrë fleksible me çdo WC, pavarësisht qeramikës së përdorur. Me valvulat e shkarkimit konvencionale, presioni i shkarkimit mund të ulet por jo të rritet. Duke zëvendësuar unazën e valvulës të instaluar si standarte, mund të rritet presioni i shkarkimit. Nëse rezulton e tepruar, duke shkaktuar spërkatje, sigurisht që mund të ulet.

  • Kursen ujin me teknologjin e shkarkimit të dyfishtë
  • Perdoret në ndertimin e mureve te thate dhe mureve me tulla
  • Montim i lehtë

KURSENI UJIN ME TEKNOLOGJIN E SHKARKIMIT TË DYFISHTE

Me një rrëshqitës të thjeshtë, montuesi mund të zgjedhë midis 4.5, 6, 7.5 dhe 9 litra për shkarkimin e plotë, ndërsa shkarkimi i reduktuar mbetet një konstante prej 3 litrash.

Ky fleksibilitet, në veçanti, do të thotë qëndrueshmëri për TECE: Vëllimi i shkarkimit të garnizhanit dhe shkalla e rrjedhjes së ujit mund të përshtaten me çdo kërkesë.

Mirëmbajtja dhe montimi

Mirëmbajtja është po aq e lehtë sa montimi. Kur zëvendësohet valvula, pjesët individuale nuk duhet të hiqen ose të hidhen. Valvula formon një njësi në të cilën të gjitha pjesët janë të lidhura në mënyrë të përhershme me njëra-tjetrën.

Garnizhani TECE është i montuar në fabrikë dhe kërkon vetëm lidhjet hidraulike gjatë fazës së montimit mbi murin e zhveshur. Garnizhani duhet të hapet vetëm për të përfunduar instalimin.

Pas fazës së ndërtimit të guaskës:
Tubacioni i përforcuar i bashkangjitet sistemit shtytës të valvulave të mbushjes pa nevojën për të përdorur mjete.

Pllaka mbrojtëse është një njësi kompakte e përbërë nga mbrojtja kundër spërkatjeve, mekanizmi i levës dhe pajisja e fiksimit.

Instalim i lehtë i valvulave pavarësisht hapjes së vogël për inspektim.

Shufrat e funksionimit mund të futen shpejt dhe me saktësi duke përdorur shenjat e shtrirjes.

Për shërbimin, e gjithë njësia e inxhinierisë, duke përfshirë mekanizmin e levës, mbulimin dhe fiksimin e pllakës, mund të hiqen. Të gjitha parametrat ruhen.

Valvula mbushëse F 10 – përshtatet gjithmonë!

Valvula universale për një asistencë teknike të zgjuar

Në sajë të valvulës së re të mbushjes TECE F 10, tekniku i instalimit është i gatshëm për çdo gjë: jo vetëm që i përshtatet çdo garnzhani të TECE, por është gjithashtu i pajtueshëm me të gjithë garnizhanët standart të prodhuesve të tjerë.

Nëse garnizhani ka një anomali, konsumatori pret që problemi të zgjidhet me shpejtësi. Nëse burimi i problemit është një valvul mbushjeje difektoze, F 10 nga TECE është pjesa e duhur zëvendësuese për teknikun e instalimit në shumë raste. Falë valvulës së re të mbushjes, tekniku nuk ka nevojë të shkojë në dyqan apo në depo, në këtë mënyrë mund të ndihmojë konsumatorin me shpejtësi dhe me kompetencë. Pajtueshmëria e valvulës së re me shumicën e garnizhanëve të prodhuesve të tjerë të disponueshme në treg e bën F 10 një zgjidhje praktike dhe universale. E projektuar me inteligjencë: Një listë përshtatshmërie e shtypur në paketim do t’i tregojë teknikut se cilat garnizhane dhe cilët prodhues janë të përshtatshëm me valvulën mbushëse F10. Përveç kësaj, valvula përputhet me kërkesat për mbrojtjen akustike për grupin akustik i dhe e mbush garnizhanin me shumë heshtje.

Një zgjidhje universale për emergjencat kur garnizhanet e prodhuesve të tjerë nuk janë në rregull: tekniku i shërbimit mund të jetë i sigurtë me valvulën e rimbushjes TECE F10. Gjithashtu përshtatet me shumë produkte që nuk janë të TECE, dhe përveç kësaj, mbushja kryhet në mënyrë të heshtur.

Valvula dalëse

Izolimi i zërit – i kopjuar nga aeroplanët

Tualetet pa një rreth shkarkimi dominojnë tregun për shkak të lehtësisë së pastrimit dhe rritjes së shtuar të higjienës. Format e reja dhe konturet qeramike shfaqen gjithmonë. Prandaj, kërkesat për garnizhane janë rritur gjithashtu, pasi dizajni pa skaje ndikon tek shkarkimi dhe tek rezistenca e shkarkimit. Rrjedhimisht, efektet zanore ose zhurmat e lëshuara mund të dëgjohen herë pas here, kur mbyllet valvula e shkarkimit. Për këtë arsye, TECE ka rishikuar valvulën e shkarkimit të testuar ne kohë në lidhje me izolimin e zërit.

Për të optimizuar nivelet e zërit, ai ka aplikuar një zgjidhje teknike e cila vjen nga industria e aviacionit. Një vidë zhytjeje, e ngjashme me atë të një turbine avioni, është shtuar për të optimizuar fluksin në dalje. Kjo siguron kushte të qëndrueshme të fluksit dhe nivele më të ulëta të zhurmës pa zhurma gurgulluese.

Bisedo me ne
Bisedo me ne
Pyetje, dyshime, çështje? Ne jemi këtu për t\'ju ndihmuar!
Po lidhet...
Asnjë nga operatorët tanë nuk është disponibël. Provoni më vonë.
Operatorët tanë janë të zënë. Provoni më vonë
:
:
:
Keni ndonjë pyetje? Na shkruani!
:
:
Biseda ka përfunduar
Was this conversation useful? Vote this chat session.
Good Bad