Instagram feed

+ 01145928421 SUPPORT@ELATED-THEMES.COM

SOLID SURFACE

HomeBlogSOLID SURFACE

Akoma nuk keni dëgjuar për SOLID SURFACE?  SOLID SURFACE është një material i teknologjisë së fundit, uniformë dhe jo-poroz, i përbërë nga rezinë dhe mineral alumini trevalent, i cili po revolucionon botën e Arkitekturës, Dizajnit, dhe Ndërtimit.

Ky material i ngjashëm me gurin lejon mundësinë për t’u prerë dhe për t’u bashkuar që të formojë një sipërfaqe unike pa ndërprerje. Kjo ofron mundësinë për të krijuar forma unike që janë të paarritshme me ndonjë material tjetër. Me anë të termoformimit mund të marrë dhe forma të harkuara si te kjo tavolina.

Punimet e SOLID SURFACE fillojnë nga lavamanet shumëngjyrëshe, deri tek banakët për kafe, lounge, projekte nëpër hotele, zyra etj. Ne mundësojmë mobilje me SOLID SURFACE dhe me dritë nga mbrapa, për të krijuar diçka unike, e zgjidhni ju modelin!

Për më tepër, ky është një material ideal për institucionet shëndetësore. Për shkak të thithjes së tij 0% dhe mbrojtjes anti-bakteriale natyrore, ai mund të përdoret edhe në salla operacionesh dhe nëpër kuzhina.

Cilat janë vetitë e SOLID SURFACE?

  • Antibakterial (për shkak të mungesës së poreve)
  • I Riparueshëm
  • Rezistencë të Lartë Kimike
  • Shumëllojshmëri Ngjyrash
  • Rezistent Ndaj Zjarrit
  • I Panjollosshëm

Falë fleksibilitetit në forma dhe ngjyra, SOLID SURFACE ju lejon të ktheni idetë tuaja në realitet.

 

Bisedo me ne
Bisedo me ne
Pyetje, dyshime, çështje? Ne jemi këtu për t\'ju ndihmuar!
Po lidhet...
Asnjë nga operatorët tanë nuk është disponibël. Provoni më vonë.
Operatorët tanë janë të zënë. Provoni më vonë
:
:
:
Keni ndonjë pyetje? Na shkruani!
:
:
Biseda ka përfunduar
Was this conversation useful? Vote this chat session.
Good Bad