Kompania jonë ka zhvilluar teknologjinë më të fundit për prodhimin e versioneve jo rrëshqitëse për të gjitha koleksionet e saj të shtrimit në qeramikë. Ky sistem bën të mundur krijimin e një sipërfaqeje jo rrëshqitëse e nanostrukturuar, pra një strukturë uniforme mbi sipërfaqen e pllakës, shumë e ndryshme nga struktura e rrudhur që kanë finiturat konvencionale.
Krijimi i një sipërfaqe jo rrëshqitëse e nanostrukturuar u bë e mundur në sajë të bashkëpunimit me Institutin e Teknologjisë Qeramike (ITC), enti i riferimit botëror në fushën e kërkimit dhe inovacionit të qeramikës. Rezultati është një sipërfaqe jo rrëshqitëse me strukturë të lehtë dhe të këndshme, rezistente dhe që kërkon pak mirëmbajtje.
Ndryshe nga proçeset e tjera për arritjen e sipërfaqeve jo rrëshqitëse, kjo teknologji lejon të ruhet e pacënuar ngjyra origjinale e pjesës, duke shmanguar kështu aspektin zbardhues që marrin disa finitura jo rrëshqitëse të pranishme në treg. Në këtë mënyrë është i mundur kombinimi i përkryer me pjesët e bazës për të krijuar hapësira me finitura homogjene.
Për më tepër,ofron një cilësi jo rrëshqitëse më resistente, pasi mungesa e relieveve të ekzagjeruara lejon një ruajtje më të gjatë të kushteve të sigurisë fillestare. Përveç kësaj, kërkon pak mirëmbajtje : ky sistem ofron rezistencë ndaj agjentëve kimik dhe ndaj goditjeve dhe është i lehtë për t’u pastruar falë vrazhdësisë mikroskopike të sipërfaqes.