Instagram feed

+ 01145928421 SUPPORT@ELATED-THEMES.COM

Pllaka jo rrëshqitëse

HomeBlogPllaka jo rrëshqitëse

Kompania jonë ka zhvilluar teknologjinë më të fundit për prodhimin e versioneve jo rrëshqitëse për të gjitha koleksionet e saj të shtrimit në qeramikë. Ky sistem bën të mundur krijimin e një sipërfaqeje jo rrëshqitëse e nanostrukturuar, pra një strukturë uniforme mbi sipërfaqen e pllakës, shumë e ndryshme nga struktura e rrudhur që kanë finiturat konvencionale.

Krijimi i një sipërfaqe jo rrëshqitëse e nanostrukturuar u bë e mundur në sajë të bashkëpunimit  me Institutin e Teknologjisë Qeramike (ITC), enti i riferimit botëror në fushën e kërkimit dhe inovacionit të qeramikës. Rezultati është një sipërfaqe jo rrëshqitëse me strukturë të lehtë dhe të këndshme, rezistente dhe që kërkon pak mirëmbajtje.

Ndryshe nga proçeset e tjera për arritjen e sipërfaqeve jo rrëshqitëse, kjo teknologji lejon të ruhet e pacënuar ngjyra origjinale e pjesës, duke shmanguar kështu aspektin zbardhues që marrin disa finitura jo rrëshqitëse të pranishme në treg. Në këtë mënyrë është i mundur kombinimi i përkryer me pjesët e bazës për të krijuar hapësira me finitura homogjene.

Për më tepër,ofron një cilësi jo rrëshqitëse më resistente, pasi mungesa e relieveve të ekzagjeruara lejon një ruajtje më të gjatë të kushteve të sigurisë fillestare. Përveç kësaj, kërkon pak mirëmbajtje : ky sistem ofron rezistencë ndaj agjentëve kimik dhe ndaj goditjeve dhe është i lehtë për t’u pastruar falë vrazhdësisë mikroskopike të sipërfaqes.

Bisedo me ne
Bisedo me ne
Pyetje, dyshime, çështje? Ne jemi këtu për t\'ju ndihmuar!
Po lidhet...
Asnjë nga operatorët tanë nuk është disponibël. Provoni më vonë.
Operatorët tanë janë të zënë. Provoni më vonë
:
:
:
Keni ndonjë pyetje? Na shkruani!
:
:
Biseda ka përfunduar
Was this conversation useful? Vote this chat session.
Good Bad