Instagram feed

+ 01145928421 SUPPORT@ELATED-THEMES.COM

TECEone
Tualeti me funksion dushi

TECEone i ri merret me asgjë më pak se pjesën tuaj të pasme. Sepse ne mendojmë: Meriton një trajtim më të mirë sesa zakonisht merr. Si thoni për kujdes ndaj pastrimit, në formën e ujit të freskët për shembull?

Kur është fjala për ritualin e përditshëm të pastrimit të trupit tonë, uji është thelbësor – kjo është e sigurtë! Pra, pse është letra katërfishe zgjidhja më e mirë që mund të mendojmë kur bëhet fjalë për pastrimin intim personal? Jo, nuk ka kuptim as për ne. Kjo është arsyeja pse tani kemi përditësuar tualetin: me një funksion të ri të kokës së dushit për rehati më të madhe dhe higjienë më të mirë gjatë gjithë kohës.

TECEone – tualeti që bën më shumë!

  • Higjena e përkryer intime me ujë të ngrohtë
  • Asnjë depozitë uji, asnjë lidhje elektrike dhe asnjë bojler – vetëm ujë i freskët, i ngrohtë
  • Elegancë e pastër me dy selektues rrotullues
  • Higjiena nuk duhet të jetë luks
  • Qeramikë pa skaje – e shpejtë dhe e lehtë për t’u pastruar
  • Dizajn pa kohë dhe elegant

JA SI DUKET!

TECEone shkëlqen jo vetëm prej vlerave të brendshme –
ka gjithashtu një pamje shumë të mirë! Falë dizajnit të përjetshëm dhe elegant, ajo integrohet në ambientin e banjës dhe kombinon mirë me orenditë ekzistuese të banjove.

SI PUNON!

Nuk ka kontrolle të reja për të mësuar – në qoftë se keni hapur një çezëm, atëherë ju tashmë e dini se si funksionon TECEone!

Është me të vërtetë e lehtë. Dhe po aq intuitive. Selektuesit rrotullues janë të lehtë pë t’u arritur anash qeramikës. Rrotullojen majtas dhe mund të vendosni një temperaturë të rehatshme, shpejt dhe me saktësi.

Duke e rrotulluar selektuesin në të djathtë do keni kontroll të saktë të fluksit të ujit.

Presioni i ujit e shtyn kokën e dushit dhe ja ku u bë. Ujë i ngrohtë i rrjedhshëm si të ishte duke dalë nga ruineti. Gëzim absolut!

Rrotulluesi në të majtë ju lejon të vendosni në mënyrë preçize temperaturën e ujit, deri në 38 ° C.

Rrotulluesi në të djathtë ju lejon të rregulloni sasinë e ujit sa të dëshironi deri në 5 litra në minutë.

Një kthesë e vogël në të djathtë dhe krahu i dushit të pozicionuar në mënyrë qendrore shtyhet përpara nga presioni i ujit, duke u pastruar automatikisht në proçes.

SA KOMOD!

Një dimension i ri i komoditetit – kjo është ajo që TECEone ka për të ofruar! Me qeramikën, për shembull, për shkak se është pa rimbushje është veçanërisht e shpejtë dhe e lehtë për t’u pastruar.

Tualeti i projektuar në mënyrë ergonomike është shumë i rehatshëm – përshtatet në mënyrë optimale me formën e trupit tuaj dhe kështu është krejtësisht i rehatshëm. Një tjetër detaj i vogël i komoditetit qëndron në fiksimet inteligjente me bulona të vegjël. Këto sigurojnë që vendi të mbetet i sigurt, që të mund të hiqet lehtësisht për pastrim dhe është po aq e lehtë për tu rivënë.

Dhe për shkak se ne duam që ky vend i vogël të qëndrojë në heshtje, ne gjithashtu kemi inkorporuar funksionin soft-close.

Me këtë funksion, kapaku i WC mbyllet pa prodhuar asnjë zhurmë.

Qeramika pa skaje lejon pastrimin e lehtë të TECEone.

Relaksohuni në komoditetin e ulëses së zhvilluar në ergonomi të përsosur.

Luks i arritshëm.
Pak shpenzim dhe shumë produktivitet.

Është shumë bujar për sa i përket cilësisë, dizajnit dhe mirëqenies personale! Në çmim, megjithatë, TECEone është me të vërtetë shumë modest: Kjo WC e re i jep dy herë më shumë funksionalitet, higjienë dhe komoditet. Pa kushtuar dy herë më shumë. Është shumë ekonomike! Edhe në hapësirën që zë.

DO DONI TË NJIHNI ÇDO DETAJ TË TIJ.

Ju mund të gjeni këtu gjithçka që ju duhet të dini rreth zgjedhjes, planifikimit dhe montimit të TECEone.

Mos harroni: për funksionimin e kokës së dushit duhet instaluar një lidhje për ujë të ngrohtë dhe të ftohtë me valvula në qoshe.

Midis aksesorëve për instalimin janë të disponueshme grupe shtesë të përshtatshëm.

Qeramikë pa skaje – e shpejtë dhe e lehtë për t’u pastruar. Higjenë e përkryer intime me ujë të ngrohtë.

VIDEO

Funksioni

Instalimi

TECEone – Performancë bindëse në testin e krahasimit me konkurrencën

Pas historisë prej gjysmë shekulli së produktit, është koha të mendojmë se si të përmirësohet WC-ja me kokë dushi, si ta bëjmë atë më të lehtë për t’u përdorur dhe më shumë të këndshme estetikisht. TECEone është një paradigmë e vërtetë- një WC me kokë dushi që nuk kërkon energji elektrike dhe furnizohet me ujë të ngrohtë nga rrjeti hidraulik. Një test i produktit vetëm para ISH: Me urdhër të revistës tregtare SBZ, Kolegji Teknik i Esslingen testoi dhjetë WC me koka dushi dhe TECE shënoi rezultatet më të mira në pothuajse të gjitha fushat. Nuk ka energji elektrike? Punon! Me të vërtetë punon!

WC-të me kokë dushi kanë nevojë për energji elektrike! Por a kanë vërtet nevojë? TECEone përfaqëson një ndryshim në paradigmën e parashikuar nga shpikësi i WC-së me kokë dushi në vitin 1956: shpikësi zviceran, Hans Maurer, ishte një teknik i makinerive të zyrës – energjia elektrike ishte një gjë e re në atë kohë dhe nuk kishte asnjë alternativë për aq sa ai dinte. Kjo mënyrë e të menduarit ka mbetur e pakontestueshme për 50 vjet. Megjithatë, ekzistojnë mënyra të tjera: Duke u përqëndruar tek funksioni kryesor, higjena, TECEone vërtetoi në testin e krahasimit se ishte në lartësinë e duhur.

WC-të me kokë dushi u shfaqën në qytetin zviceran të Esslingen. Nën udhëheqjen shkencore të profesorit Hans Messerschmid nga Fakulteti “Ndërtimi, Energjia dhe Mjedisi”, produktet u shqyrtuan me urdhër të revistës tregtare, SBZ dhe nga kryeredaktori i saj Dennis Jäger. Shtatë disiplina u përcaktuan – të frymëzuara nga standarti që po zhvillohet aktualisht: Temperatura e ujit të ngrohtë tek koka e dushit, shpërndarja e temperaturës në ndenjësen e tualetit, shkalla e tharjes së dispozitivit të ajrit të ngrohtë, kërkesa për energji elektrike, fluksi i ujit që del nga koka e dushit dhe dy faktorë kryesorë: “Efekti i pastrimit të Kokës së dushit” dhe “Efekti i vetëpastrimit të kokës së dushit”.

Testet dhe rezultatet

Temperatura e ujit të ngrohtë në dalje të kokës së dushit:

Koha e nevojshme për të arritur temperaturën maksimale 2 sekonda (rezultati më i mirë)
Koha e nevojshme për të arritur temperaturën minimale 2 sekonda (rezultati i dytë më i mirë)
Shkalla e rrjedhjes së volumit të ujit nga koka e dushit (maksimumi) 5.6 litra / minutë (volumi më i madh)

Veprimi i pastrimit i kokës së dushit:

3 mm pllakëe shpuar e veshur me mustardë rezultati më i mirë me presion minimal
8 mm pllakë e shpuar e veshur me mustardë në vendin e tretë me presion maksimal
Hapësira me paste miso (spërkatje normale) pastrohet në një sekondë
(rezultati më i mirë me presion maksimal)
Vetë pastrimi i kokës së dushit: i pastër (si 6 në 10 modele)
Shpërndarja e temperaturës së nxehtë në ulësen e WC-së: nuk është testuar
Shkalla e tharjes dispozitivit tharës: jo e testuar
Kërkesë për energji elektrike: asnjë

Burimi: Kolegji Teknik i Esslingen / provë i kokës së dushit të WC-së me kërkesë të revistës, SBZ / versioni i 02/2017

Kokat e dushit të WC-ve do të jenë më të lehta për tu përdorur, më higjenike dhe më rezistente në të ardhmen. Dhe e gjithë kjo me një çmim shumë interesant.

Hetimet tona kryesore përqëndrohen tek pritshmëritë e përdoruesve – dhe përdoruesit kërkojnë higjienë dhe pastërti në këtë aspekt! Shembull i kokës së dushit: Krahët e zgjatur të kokës së dushit në të gjitha modelet pastrohen para dhe pas përdorimit falë shpëlarjes totale. Për provën, linjat u shënuan me një stilograf dhe më pas u bënë përpjekje për t’i pastruar ato duke përdorur shpëlarjen higjenike të integruar. Ky test është përfshirë në standardet e ardhshme. TECEone dhe pesë koka dushi WC-je të tjera kaluan testin; megjithatë, katër marka kokash dushi WC-je treguan gjurmë të “kontaminimit”.

Për herë të parë u provua edhe pastrimi i produkteve – tre “simulatorë” të ndryshëm të bërë nga Plexiglass u veshën me mustardë dhe paste miso dhe pastaj vendoseshin në kokat e dushit të WC-ve. Rezultatet e Kolegjit Teknik: Nëse merret në konsiderat vetëm efikasiteti i pastrimit, vëllime të mëdha uji aktualisht nuk mund të zëvendësohen me ndonjë gjë tjetër. Në aspektin e rrjedhjes së volumit, TECEone i përket një klase më vete – dhe kjo ka bërë të mundur arritjen e rezultateve të larta për sa i përket efikasitetit të pastrimit.

Klientët tanë duan produkte që ata mund t’i kontrollojnë.

Menaxheri i Zhvillimit i TECE, Martin Krabbe, thekson se me produktin, TECE po merr një qasje të ndryshme duke vendosur besimin e saj në teknologjinë e provuar: “Mikseri termostatik dhe fishekët janë komponentë të fuqishëm që kanë dëshmuar vlerën e tyre përgjatë shumë viteve. Çdo montues i njeh. Nëse implementohen në mënyrë korrekte, një WC fantastike me kokë dushi mund të ndërtohet me ta. “Prodhuesi parashikon se produkti i ri do të jetë gati për furnizim brenda mesit të vitit dhe testet e konfirmojnë këtë. Zoti Krabbe: “WC-të me koka dushi do të jenë më të lehta për t’u përdorur, më të përballueshme, më higjienike dhe më jetëgjata në të ardhmen”.

Testet pë WC-të me koka dushi për llogari të SBZ në Kolegjin Teknik të Esslingen: Profesionistë nga industria diskutojnë gjatë takimit rreth procedurave të testimit dhe rezultateve.

Hetimi i performancës së pastrimit: Testimi i TECEone. Pllaka e shpuar me plexiglass është e veshur me mustardë në temperaturë standarde, para se të pastrohet.

TECEone (në qendër)kompakte dhe elegante mes rivalëve të saj.

Bisedo me ne
Bisedo me ne
Pyetje, dyshime, çështje? Ne jemi këtu për t\'ju ndihmuar!
Po lidhet...
Asnjë nga operatorët tanë nuk është disponibël. Provoni më vonë.
Operatorët tanë janë të zënë. Provoni më vonë
:
:
:
Keni ndonjë pyetje? Na shkruani!
:
:
Biseda ka përfunduar
Was this conversation useful? Vote this chat session.
Good Bad