Instagram feed

+ 01145928421 SUPPORT@ELATED-THEMES.COM

Pileta

TECEdrainpoint S

Sistemi modular – kompakt, individual, i gjithanshëm

TECEdrainpoint S është një sistem kullimi për tualete, bodrume dhe tarraca. Tipar i jashtëzakonshëm i gamës është se çdo kullues ka një fllanxhë universale. Si rezultat, është e mundur të përdoret vetëm një kullues për hidroizolim i përbërë nga lëngje dhe shirita dhe lidhje me fllanxhë fikse.

Për të krijuar një lidhje të sigurtë dhe fikse me shiritat izolues, vendoset një leckë në fllanxhë. Si rezultat, edhe piletat vertikale dhe kullueset me madhësi DN 70 dhe DN 100 mund të instalohen direkt në produktin e përbërë pa iu drejtuar një elementi shtesë ngritës. Në rastin e lidhjeve me fllanxha fikse me shirita bitumi hidroizolues, unaza e ngjeshjes e bërë nga çeliku inox është thjesht i vidhosur në fllanxhën universale që e fikson shiritin hidroizolues tek kulluesi.

  • Sistemet e kullimit të plotë: maksimumi I thjeshtësisë! Janë të disponueshme gjashtë grupe kulluese për aplikimet më të zakonshme.
  • Sistemi modular: Të gjitha kulleset dhe mbuluesit mund të kombinohen me njëri-tjetrin në çdo mënyrë që dëshironi
  • Fllanxhë universale Seal System e standartizuar. Një fllanxhë e vetme për hidroizolime të përbëra për lëngje dhe shirita ose lidhje të fiksuara në fllanxhë
  • Lidhjet e fllanxhave të fiksuara
  • Hidroizolim i përbërë (i madh) dhe kullues vertikal dhe fllanxhë e fiksuar (e vogël)

ALTERNATIVA E THJESHTË PËRBALLË “GAME COMPLETE” TË KOMPLIKUARA

Gama e projektuar si një sistem modular ofron mundësinë e kombinimit të të gjitha komponentëve për të prodhuar një kullues që përmbush kërkesat përkatëse. Për më tepër, janë të disponueshëm grupe të plota kulluese për kërkesat më të zakonshme.
Çdo model shkarkimi mund të kombinohet me një kapak kullueseje ose me një element në ngritje dhe nëse kërkohet mund të instalohet në shtresën e mallës ose betonit të dyshemesë / tavanit. Ndërsa të gjitha ndërlidhjet e kapakëve, sifonëve kundër erë së keqe ose të strukturave në rrjetë për kullueset e ndryshme qëndrojnë të njëjtat, garantojnë gjithanshmëri maksimale dhe kombinim reciprok. Ka shumë përparësi për përputhshmërinë e sistemit: thjeshton planifikimin e zgjidhjeve të kullimit, lehtëson fazën e porosisë dhe redukton kostot e magazinimit.

Gama e kulluesve është e përshtatshme si për ndërtesat e reja ashtu edhe për projektet e ristrukturimit. Sidomos për ndërtesat e vjetra me lartësi të ulët të mallës, është i disponueshëm një kullues DN 50 extra i sheshtë. Nëse, nga ana tjetër, kapaciteti i lartë i kullimit është më i rëndësishëm, është i disponueshëm një drenazh DN 100 për shembull.

Parimi modular TECEdrainpoint S: individual por i thjeshtë

Pikë. Linjë. I hidroizoluar!

Seal System – standarti I hidroizolimit për kanalet dhe piletat TECE.

Çfarë është Seal System?
Me Seal System, TECE i ofron instaluesve dhe shtruesve një sistem hidroizolimi të testuar dhe të sigurtë për sistemet kulluese TECEdrainpoint S dhe kanalet e dushit në dysheme TECEdrainline. Testet janë kryer nga Insituti I Pavarur Kiwa TBU duke respektuar plotësisht parimet e kontrollit mbi ndërtimet në Gjermani. Është verifikuar siguria funksionale e produkteve hidroizoluese kombinuar me produktet kulluese TECE.

Seti i mbrojtjes nga zjarri i zgjeruar

TECE rrit mbrojtjen ndaj zjarrit FireStop për piletën TECEdrainpoint S me dy manikota për madhësitë e kullueseve DN 70 dhe DN 100. Ndryshe nga variantet DN 50, manikotat nuk instalohen në strukturën e tavanit, por fiksohen direkt poshtë tavanit.

Manikotat për mbrojtjen nga zjarri përbëhen nga një karkasë që përmban një strukturë me shumë shtresa të përbërë nga materiale mbrojtëse. Sapo temperatura fillon të rritet si pasojë e një zjarri, materiali shkumëzohet. Presioni i shkumës është aq i lartë sa ngjesh pipzën e kullueses, duke i hidroizoluar në mënyrë të përhershme dhe duke shmangur përhapjen e zjarrit dhe tymit. Seti i mbrojtjes ndaj zjarrit FireStop është testuar në përputhje me normat DIN EN 13501 për klasa të rezistencës ndaj zjarrit EI 90 dhe 120 në kombinim me gypat plastike PP-HT sipas EN 1451.

Manikotat janë të disponueshme në dimensionet DN 90 dhe DN 110 dhe janë të dizenjuara për kullueset TECEdrainpoint DN 70 dhe DN 100. Ndryshe nga hidroizolimi rezistent ndaj zjarrit për kulluesen DN 50, manikotat, të cilat kanë një lartësi montimi prej vetëm 26.6 milimetra, nuk instalohen në strukturën e tavanit, por janë të fiksuara poshtë tij. Pra nuk kërkohet mbushja e vrimave të depërtimit, që do të thotë se instalimi është i shpejtë dhe i thjeshtë.

The new fire protection sleeve is mounted to the ceiling from below. In the event of fire, the intumescent material expands and closes the drain, safely protecting it from fire and smoke.

Të testuar dhe të çertifikuar

Janë testuar dhe certifikuar më shumë se 50 produkte hidroizoluese nga kompani të njohura prodhuese. Për çdo produkt të testuar me sukses është lëshuar një certifikatë.

Lista e çertifikatave është e konsultueshme në Internet në adresën www.sealsystem.net.

Bisedo me ne
Bisedo me ne
Pyetje, dyshime, çështje? Ne jemi këtu për t\'ju ndihmuar!
Po lidhet...
Asnjë nga operatorët tanë nuk është disponibël. Provoni më vonë.
Operatorët tanë janë të zënë. Provoni më vonë
:
:
:
Keni ndonjë pyetje? Na shkruani!
:
:
Biseda ka përfunduar
Was this conversation useful? Vote this chat session.
Good Bad