Instagram feed

+ 01145928421 SUPPORT@ELATED-THEMES.COM

Pileta

TECEdrainline

Për pyetje:
info@primera.al

Fleksibiliteti i ri në dizajnin e tualetit

Kanalet për dushin në dysheme TECEdrainline heqin nga tualeti elementët pengues si p.sh pjatat e dushit, duke mundësuar pasjen e një dyshemeje me dizajn të njëtrajtshëm.

Tualetet rezultojnë pa pengesa arkitektonike dhe me më shumë hapësirë, ambjente reale për të jetuar.

  • Liroje tualetin nga ndarjet penguese
  • Lejon një dysheme me dizajn të njëtrajtshëm
  • I lehtë për t’u pastruar dhe veçanërisht higjienikë
  • Koncepti i veçantë i hidroizolimit e bën instalimin të sigurt dhe të lehtë
  • E disponueshme me kapak të bëra prej çeliku inox, xham, me kapak të pllakëzuar të kanalit ose edhe për dysheme prej guri natyror

Kanal dushiTECEdrainline

Kërkesat për një tualet si hapësirë jetese janë gjithmonë e më shumë në rritje. Kanalet e dushit krijojnë zona dushi në dysheme – prandaj krijojnë hapësirë të përdorshme. Teknologjia është e integruar në mënyrë të përkryer në dysheme – si në ndërtesat e reja ashtu edhe ato të rinovuara: teknologjia inteligjente e kullimit, e cila i plotëson të gjitha kërkesat higjienike, mbetet e padukshme.

TECEdrainline – kapak qelqi

Në sajë të kapakëve për kanalet e e dushit në qelq, TECE zgjedh të përfshijë materiale të çmuara në tualet.

Rezistente ndaj ngarkesave, pavarësisht nga transparenca e saj: xhami i sigurisë vendoset mbi një mbështetës në çelik inox veçanërisht të fortë.

Ashtu si kanali i pllakëzuar, kapaku i qelqtë formon një sipërfaqe të mbyllur që mund të futet në dyshemenë e tualetit. Uji i dushit kullon nëpërmjet një hapjeje të ngushtë përgjatë anëve të gjata të kapakut.

TECE ofron kapakun e xhamit në ngjyrat standarde, të gjelbër, të zezë dhe të bardhë. Xhami i sigurisë me skaje të rrumbullakosura dhe i fiksuar në rrjetën bazë në çelik inox me anë të një ngjitësi të veçantë.

Ngjyra e kapakut të qelqit përputhet me kapakun e xhamit të pllakave të komandimit TECEloop dhe TECEsquare. E disponueshme në ngjyrat e bardhë, jeshile dhe e zezë.

Kanalet e dushit prej qelqi TECEdrainline

Kanale dushi

Xham i zi

Shower Kanale Dushi

Xham i gjelbër

Shower Kanale dushi

Xham i bardhë

Rrjeta TECEdrainline në çelik inox – Bëjnë diferencën

Çeliku inox është një material tipik për tualetet: autentik, i përhershëm dhe i aftë për të përcjell një ndjenjë të vlefshmërisë. Rrjetat prej çeliku inox janë të disponueshme në struktura të ndryshme, me shkëlqim të ndritshëm ose pa shkëlqim, mat.

Rrjetat janë të disponueshme në çelik inox me ose pa shkëlqim.

TECEdrainline e pllakëzuar “plate” – kanali ynë i dushit më tërheqës dhe pothuajse i padukshëm

Në sajë të kapakut të pllakëzuar, kanali i dushit mund të përshtatet në mënyrë të përkryer në dysheme.

Ndërtimi i fortë i kanalit të dushit TECEdrainline mundëson veçanërisht vija të vogla kullimi. Kanali i pllakëzuar është i disponueshëm me përmasa të ndryshme edhe për kanalin me kënd.

Gurë natyrorë TECEdrainline – Lloji i kanalit të dushit “I padukshëm”

Dyshemetë e çmuara prej guri natyror i shndërrojnë tualetet në tempujt të vërtetë wellness.

Sa më e vogël të jetë ndërpreja e dyshemesë, për shkak të nyjeve ose elementeve të kullimit, aq më e madhe do te jetë ndjesia e hapësirës dhe e cilësisë së lartë estetike.

Posaçërisht për këtë kërkesë, TECE zgjeroi sistemin e saj modular të kanaleve të dushit me një kanal prej pllakash të mëdha guri natyror dhe pllaka të çdo trashësie. Kur të instalohet dhe mbulohet, kanali i dushit është tërësisht i padukshëm. Skajet e vogla prej çeliku inox rrethonin më përpara hapjen për kullimin, por tani dallohet vetëm një vijë në gur natyror.

FORMË DHE FUNKSION

Në sajë të kanaleve të dushit TECEdrainline, nuk ka nevojë për vaska dushi ose për mure ndarëse: Si rezultat, zona e dushit nuk duhet të jetë në përputhje me dimensionet standarde dhe mund të merren parasysh faktorët individualë arkitekturorë.

Një dysheme me dizajn të njëtrajtshëm, pra, transmeton një ndjesi hapësire bujare.

Variantet e instalimit

Në sajë të kanaleve të dushit TECEdrainline, nuk ka nevojë për vaska dushi ose për mure ndarëse: Si rezultat, zona e dushit nuk duhet të jetë në përputhje me dimensionet standarde dhe mund të merren parasysh faktorët individualë arkitekturorë.

Një dysheme me dizajn të njëtrajtshëm, pra, transmeton një ndjesi hapësire bujare.

Kanalet e dushit TECEdrainline hapin mundësi të reja të dizajnit në arkitekturën e tualeteve – dhe projektuesit mund të përfitojnë nga kjo liri e re. Në këtë mënyrë, kanalet e dushit prej çeliku inox jo vetëm mund të vendosen në mes të zonave të lagështa dhe të thata, por edhe për shembull, direkt në mur.

Instalim pranë murit

Instalimi pranë murit e rrjetës me dizajn “steel” të TECEdrainline: Një anim prej 1-2% drejt murit është e mjaftueshme për të drejtuar fluksin e ujit në kanalin e dushit.

Instalim Standart

Instalimi standard i TECEdrainline në zonën e hyrjes në dush, si një tranzicion nga zona e lagësht në zonën e thatë me variantin rrjetë “katërkëndëshe”.

Kanal anësor

Një tjetër opsion është përdorimi i një kanali të anësuar.

Kanale paralele dushi

Instalimi i dy kanaleve paralele dushi, këtu në versionin “çelik”.

ZGJIDHJE TË VEÇANTA

A keni kërkesa të veçanta për projektin tuaj individual të ndërtimit për të cilin nuk ka zgjidhje standarde? Thjesht na tregoni kërkesat tuaja të veçanta. Ne ju ofrojmë vizatimin e projektit së bashku me një këshill për zgjidhjen sa më shpejtë të jetë e mundur. Sapo të keni miratuar vizatimin, produkti juaj individual do të prodhohet dhe transportohet në vetëm disa ditë pune.

TECEdrainline – Detajet

Bisedo me ne
Bisedo me ne
Pyetje, dyshime, çështje? Ne jemi këtu për t\'ju ndihmuar!
Po lidhet...
Asnjë nga operatorët tanë nuk është disponibël. Provoni më vonë.
Operatorët tanë janë të zënë. Provoni më vonë
:
:
:
Keni ndonjë pyetje? Na shkruani!
:
:
Biseda ka përfunduar
Was this conversation useful? Vote this chat session.
Good Bad