Instagram feed

+ 01145928421 SUPPORT@ELATED-THEMES.COM

Pileta

Seal System

Për pyetje:
info@primera.al

Politikë siguruese për piletat

Standardizimi nuk e ka gjithmonë të lehtë të mbajë ritmin e zhvillimeve teknike: ky është edhe rasti i piletave në tualete dhe objekteve sanitare. Suksesi i kanalit të dushit ka pasur një ndikim të qëndrueshëm në ndërtimin e tualeteve – dhe bëri të mundur që pileta mbi sipërfaqe të pllakëzuara të bëhej një lider në fushën e saj. Në të njëjtën kohë, vitet e fundit ka mbizotëruar proçedura e shtrimit të pllakave mbi një bazament të hollë.

  • Politika e sigurisë për të gjitha shkarkimet në dysheme
  • Hidroizolon tranzicionin midis materialeve
  • 600 kombinime të çertifikuara
  • Planifikim dhe aplikim i sigurt

PIKË. LINJË. I HIDROIZOLUAR!

Industria e shërbimeve të ndërtimit dhe prodhuesit e kimikateve të përdorura në ndërtim kanë prezantuar produkte teke dhe të testuara. Por, kur ngjitësat e përbërë vihen në kontakt me kanalin e dushit në një dysheme të vërtetë në kantier, hapet një hendek i standartizuar, pasi ka një gamë të gjerë produktesh dhe nuk ka asnjë bazë të zakonshme të standardizuar. Ngrihet pyetja: a është vërtet e ngjitur? Dhe çfarë duhet të bëhet nëse jo?

Sistemi Seal trajton këtë problem – dhe ofron një zgjidhje: Në sajë të testeve komplete të kombinimit të produkteve lider në treg për sa i përket kanaleve të dushit dhe piletave – dhe në sajë të shumëllojshmërisë të ngjitësve të përbërë, si projektuesit si ndërtuesit mund të jenë të qetë: “Është e ngjitur”.

URAT NDËRMJET STANDARDEVE:

Më shumë se 600 certifikata krijojnë siguri
Shiriti ngjitës i posaçëm Seal System dhe mbështjellësja Seal System formojnë nyjen midis ngjitësit të përbërë dhe projektimit sanitar. Këto elemente ngjitës janë një ndërfaqe e standardizuar për shumë pileta që gjenden zakonisht në treg – si për pileta ashtu edhe për kanalet e kullimit. 600 certifikata konfirmojnë funksionimin interaktiv të kombinimeve të produktit.

MBULIM I GJERË I BRAND-EVE:

17 prodhues hidroizoluesish dhe nëntë marka të kombinuara në projektimin e shërbimeve për ndërtimet.
Seal System kombinon produktet e 17 prodhuesve të markave të njohura të prodhuesve të sistemeve të hidroizolimit me nëntë marka që e kanë prejardhjen nga projektimi i shërbimeve për ndërtimtarinë profesionale. Produktet hidroizoluese përfshijnë dispersione polimerike, kombinime polimer-çimento-llaç me një dhe dy përbërës, tekstile hidroizoluese dhe polimere të lëngshme. Kanalet e dushit përfshijnë kanale çeliku inox me dhe pa skaje të dukshme, kanale në gurë natyror, kanale të drejtë dhe me kënd, kanale në kartonxhes, kanale që do të ndërtohen direkt në mur ose në dhomë, kanale dushi në rinovim me lartësi shumë të sheshta dhe madje edhe kanale me kapacitet kullues veçanërisht të lartë dhe tuba DN70 për shkarkimin e ujrave.

Hidroizolues i përbërë – thjesht i rishikuar

Ngjitsat e përbërë janë imponuar në shumë aplikime për struktura sanitare. Kjo nuk është për t’u habitur, pasi ato ofrojnë një mundësi të shpejtë dhe të thjeshtë për hidroizolimin. Megjithatë, është e vështirë të krijosh një ide të përgjithshme mbi tregun e ngjitsave të përbërë, gama është e gjerë. Seal System ka certifikuar kalimin me piletën në një test kombinimi të produkteve të ndryshme hidroizolues të disponueshëm në treg – pikë, linjë – i hidroizoluar!

Shirit izolues për kanalin e dushit të certifikuar

Skaje ngjitëse Seal System i çertifikuar  mbi një kanal dushi me një hidroizolim me shtrat të hollë me dy nivele (4 + 5) dhe shiriti izolues Seal System (3) që lidh zonën midis fllanxhës në çelik inox (2) dhe mallës (1).

Shiriti prej gome butil Seal System hidroizolon kalimin midis mallës dhe fllanxhës në çelik inox të kanalit të dushit. Shiriti zbatohet me një mbivendosje dhe siguron ngjitësen absolutisht me të gjitha hidroizolueset e përbëra të testuara.

Manikota ngjitëse për vrimat kulluese

Skaje ngjitëse Seal System i çertifikuar  mbi një kanal dushi me një piletë mbi mallë (1). Manikota ngjitëse (3) vendoset në shtresën e parë të finos ngjitëse (2), i inkorporuar dhe i veshur pra me një shtresë të dytë (4).

Manikota ngjitëse Seal System vendoset në shtresën e parë të ngjitëses të përbërë, ndërsa është ende e njomë dhe e veshur me një shtresë tjetër.

TESTIMI NË UJË:

Marrë nga praktika – për praktikën
Kiwa TBU GmbH, Greven është përgjegjës për testimin dhe certifikimin. Është një laborator testimi i akredituar nga Deutsches Institut für Bautechnik (DIBt). Testimet janë kryer në përputhje me parimet e caktimit të çertifikatave të inspektimit për supervizimin e ndërtimit të përgjithshëm për ngjitës në kontakt me kapak për dysheme me pllaka. Padepërtueshmëria e ujit u demonstrua në një test të tualetit. Kanalet e ndryshme të dushit ose piletat u inseruan në testin në tualet dhe pastaj u bashkuan me shiritin hidroizolues ose me manikotën e padepërtueshme dhe ngjitësin e përbërë. Kullueset, elementi I padepërtueshmërisë dhe ngjitsja e përbërë iu nënshtruan pra një kollone uji me një lartësi prej 20 cm për disa javë.

UDHËZIMI I RI ZDB PËR HIDROIZOLIMIN E PËRBASHKËT:

Një lutje për Seal System
Udhëzuesi i ri ZDB kërkon përdorimin e shiritave të padepërtueshme nga uji, manikotave ngjitëse ose membrana në tekstil për piletën dhe shiritat izolues. Resinat reaguese dhe kombinimet bi-komponente plastikë-çimento-llaç janë miratuar për përdorimin në kantier për lidhje ngjitëse. Kombinimet e përdorura më parë me një përbërës plastik-çimento-llaç dhe me dispersion të polimereve duhet të rishikohen dhe të lëshohen. Seal System ofron tashmë këto versione. 2K-MDS dhe 1K-MDS, si dhe dispersionet polimerike dhe fletët hidroizoluese janë pjesë e ndër më shumë se 600 kombinimeve të çertifikuara hidroizoluese dhe produkteve kulluese. Manuali “Pikë. Linjë. Hidroizolim! “ofron informacion të detajuar për këtë.

LIÇENCË POETIKE:

7 idetë e gabuara më të zakonshme në lidhje me kanalin e dushit dhe kullueset dytësore

Gabimi #1:
Pllakat kanë një rol funksional dhe e udhëheqin ujin drejt kullimit nëpër një shpat. Niveli ngjitës vendimtar është nën ato.

Fakt:
Përcaktimi standard i shiritave izolues aktuale është “hidroizolim në kombinim me pllaka”. Kjo shpjegon se pse sipërfaqja e pllakave është me përkufizim sipërfaqja e nivelit të hidroizolimit.  Ideja e drenazhimit dytësor fillon në kohën kur shiritat bituminozë ishin përdorur për hidroizolimin nën malllë. Shtresa e llaçit midis pllakës dhe shiritit izolues nuk mund dhe nuk duhet të drenohet në zonën e dushit.

Gabimi #2:
Kur nyjet humbasin aftësinë hidroizoluese, uji do të hyjë, do të dëmtojë ngjitësin e pllakave dhe do të shkaktojë daljen e pllakave.

Fakt:
Vëllimet e ujit që hyjnë këtu janë në sasi të pakët. Cilësia aktuale e materialeve të nyjeve pengon në mënyrë efikase lagështimin. Kur prishen nyjet ose pllakat, lagështia që hyn avullon përmes hapjes së hyrjes. Të gjithë ngjitësit e zakonshëm të pllakave janë gjithashtu të përshtatshme për vendosjen e pllakave në dysheme pishinash ose tarracash. Në ndryshim nga dushet, ato janë gjithmonë të lagura. Nëse pllakat në tarracë humbasin, kjo zakonisht vjen si pasojë e dëmtimit për shkak të ngricës.

Gabimi #3:
Nëse rrjedhjet e kullimit mblidhen poshtë pllakave, ajo duhet të drenohet nëpërmjet një niveli shtesë drenazhimi.

Fakt:
Në teori nyjet e dëmtuara mund të lejojnë që uji të hyjë – por a mund të hyjë edhe poshtë pllakave? Jo. Nuk ka asnjë rrugë të përcaktuar kullimi. Një shtresë e vetme tërthore e ngjitësit të pllakave është e mjaftueshme për të parandaluar që uji të kullojë. Rrjedha e ujit mund të kullojë nëse ka kanale poshtë pllakave. Kanale të tilla nuk ekzistojnë.

Gabimi #4:
Drenazhimi i rrjedhës së ujit i bën më të sigurta kanalet e dushit.

Fakt:
Në këtë rast është e kundërta. Ndryshe nga kanalet e mbyllura dhe pa nyje që e arrijnë skajin e pllakave (imazhi në të djathtë), hapjet për kullimin e rrjedhës së ujit paraqesin rrezikun e zbokthit, mbetjeve të sapunit dhe lëmshit të flokëve (imazhi në të majtë). Kanali i dushit mbushet gjatë një dushi dhe hapjet e rrjedhjes së ujit vijnë në kontakt me ujin e dushit në kanal – me pasojat negative të përshkruara më sipër. Për kanalet që kryhen pa skaje të pllakave për arsye estetike, zona ndërmjet trupit të kanalit dhe pllakës duhet të jetë përgjithmonë i hidroizoluar.

Gabimi #5:
Rrjedhja e ujit do të shkaktojë myk ose çngjyrosje të gurit natyror.
Fakt:
Myku ose çngjyrosja e gurit natyror nuk shkaktohen nga uji por zakonisht nga shtrimi i papërshtatshëm ose materiali i përzier. Myku i vërtetë që mund të ndodhë në ambientet e jashtme për shkak të motit nuk ndodh në zonën e dushit.

Gabimi #6:
Hapjet e rrjedhjeve të ujit janë të nevojshme si hapje të ventilimit në mënyrë që ngjitësi i pllakave të mund të thahet në veçanti nën pllaka të mëdha.
Fakt:
Ngjitëset e pllakave prodhohen mbi bazë çimentoje. Reagimi kimik funksionon edhe nëse nuk ka furnizim me ajër. Nëse hapjet për rrjedhën e ujit do të ishin të nevojshme për të ventiluar shtresën e llaçit, pllakat e mëdhaja do të lejoheshin vetëm përgjatë kanaleve të dushit.

Gabimi #7:
Kanalet e dushit janë të vështira për t’u pastruar dhe kanë tendencë të marrin erë.
Fakt:
Trupat e kanaleve të mbyllura dhe pa nyje prej çeliku inox si ato të ofruara nga TECE janë të lehta për tu pastruar dhe pa qoshe ose kavitete të paarritshme. Ato gjithashtu nuk përmbajnë asnjë vidhë ose pjesë të filetuar ku mund të ngjitet papastërtia.  Veçanërisht kullimi rrjedhës së ujit  që ndonjëherë kërkohet përmban këto zona të vështira: Dezintegrimi mikrobiologjik i materialit organik në kanalet e dushit mund të shkaktojë formimin e erërave që, në rastin më të keq, do të kërkojnë përpjekje të larta rinovimi.

Bisedo me ne
Bisedo me ne
Pyetje, dyshime, çështje? Ne jemi këtu për t\'ju ndihmuar!
Po lidhet...
Asnjë nga operatorët tanë nuk është disponibël. Provoni më vonë.
Operatorët tanë janë të zënë. Provoni më vonë
:
:
:
Keni ndonjë pyetje? Na shkruani!
:
:
Biseda ka përfunduar
Was this conversation useful? Vote this chat session.
Good Bad