Instagram feed

+ 01145928421 SUPPORT@ELATED-THEMES.COM

MOZAIKË-NGJYRA DHE TENDENCË

HomeBlogMOZAIKË-NGJYRA DHE TENDENCË

Të pëlqen arti i mozaikëve? E dije që tani edhe ambjentet e tua mund të jenë të mbushura me ngjyra nga më të ndryshmet si në këtë foto?

Kompania jonë prej kohësh bashkëpunon me Sicis, kompaninë e famshme leader në sektorin e mozaikëve.

Që nga veshja e jashtme e ndërtesave luksoze, deri te peisazhet:çdo koleksion i Sicis lind nga kreativiteti i saj unik. Sicis është një kompani që gjatë viteve përmes një kërkimi të vazhdueshëm ka akumuluar një know how të mjaftueshëm që lejon një bashkim të stilit, teknologjisë dhe materialeve për të realizuar produkte avanguarde.

Sicis është e njohur në treg për rikrijimin e artit me mermer dhe mozaikë qelqi në një prodhim industrial, duke u bërë kështu leader në realizimin e mozaikëve artistikë. Pika e saj e fortë nuk qëndron vetëm tek produktet 100% made in Italy, por te kapaciteti për të krijuar jo vetëm produkte të reja por edhe tregje të reja, teknologji dhe teknika prodhimi.

VASKA NE MOZAIK

Një objekt skulpture. I bukur për t’u parë, i këndshëm për t’u përdorur.

Duhet nënvizuar që kjo këto vaska elegante dhe të veçanta janë të veshura në mozaik, me forma në stil retro që i përshtaten shumë mirë gurëve të mozaikut Sicis, në varicionet e saj të pafundme me ngjyra.

Shpesh një dekor – qoftë gjeometrik, me lule ose me një stil të veçantë- thyen sipërfaqen e reflektimeve, duke krijuar një formë uniteti që ngjan me një formë dialogu mes detajeve: këmbët në stil luani, pjesët anësorë të rrumbullakosura dhe forma e vaskës.
Nuk mungojnë as modelet moderne, me vaska me një gjeometri  të thjeshtë ku dekori I shumëllojshëm gjen sipërfaqet e përsosura për të eksperimentuar me ngjyrat dhe materialet e ndryshme. Këtu tregohet sesi mendja kreative e SICIS është në gjendje të interpretojë ‘kohën’ dhe ‘materialin’ në të gjitha format e tyre.

PISHINA NË MOZAIKUN SICIS

Pishinat në mozaik i përkasin kategorisë së projekteve që kanë aftësi ekspresive jo vetëm në sferën publike, por sidomos në sektorin privat. Ato janë objekt i një  kërkimi arkitektonik , dhe mbi të gjitha kanë një bukuri estetike.

Për mozaikët e Sicis, kjo fushë aplikimi është në gjëndje të rrisë cilësinë e padiskutueshme të materialeve dhe potencialet dekorative. Gama e zgjidhjeve është me të vërtetë e pafund, duke filluar nga pishinat më tradicionale deri te një gamë e gjerë e zgjedhjeve gjeometrike.

Ejani në Showroom për të parë variantet e ndryshme të mozaikëve dhe arkitektët tanë do ju ndihmojnë të  bëni zgjedhjen e duhur.

Bisedo me ne
Bisedo me ne
Pyetje, dyshime, çështje? Ne jemi këtu për t\'ju ndihmuar!
Po lidhet...
Asnjë nga operatorët tanë nuk është disponibël. Provoni më vonë.
Operatorët tanë janë të zënë. Provoni më vonë
:
:
:
Keni ndonjë pyetje? Na shkruani!
:
:
Biseda ka përfunduar
Was this conversation useful? Vote this chat session.
Good Bad