Instagram feed

+ 01145928421 SUPPORT@ELATED-THEMES.COM

Disa ide për të arreduar tualetet në hapësira të reduktuara.

HomeBlogDisa ide për të arreduar tualetet në hapësira të reduktuara.

Apartamentet nëpër qytete të mëdha shpesh kanë një hapësirë prej pak metrash katrorë. Në këto apertamente me dimensione të vogla gjithçka reduktohet për të pasur gjërat më thelbësore. Kompania jonë ka menduar se si ta shfrytëzojë hapësirën e reduktuar për ta bërë atë funksionale dhe të bukur.

Me një seri linjash kryejmë një arredim të avancuar me të cilat mund të krijohet një banjo në një hapësirë të vogël, të rehatshme dhë funksionale me teknologjinë më të lartë dhe me një estetikë elegante e të sofistikuar.

Në vitet e fundit tualeti është kthyer në një ambjent me ndjesi të ndryshme. Termat e ndyshme janë kthyer në protagonistë në botën e arredimit si dizajni dhe teknologjia. Prandaj dhe ne ofrojmë zgjidhje inovative për të kënaqur kërkesat në lidhje me tualetet në hapësira kompakte.

Mes produkteve të shumta ne disponojmë lavamanë që zënë një hapësirë shumë të vogël me materialet e cilësisë më të lartë të cilat janë të lehta për t’u pastruar dhe janë shumë rezistente.

Në sajë të formave të lavamaneve ato kanë një hapësirë më të madhe dhe nuk ke vështirësi të lëvizësh . Veçantia kryesore në këto lloj sanitaresh është që zënë shumë pak vend dhe janë ideale për ambjentet kompakte.

Ju do të keni gjithashtu  mundësinë të zgjidhni edhe WC tradicionale me një pamje më të reduktuar. Këto modele janë perfekte për hapësira kompakte dhe janë lehtësisht të manovrueshme si edhe pastrohen pa vështirësi. Në këtë mënyrë çdo cm i banjos ka rëndësi.

Bisedo me ne
Bisedo me ne
Pyetje, dyshime, çështje? Ne jemi këtu për t\'ju ndihmuar!
Po lidhet...
Asnjë nga operatorët tanë nuk është disponibël. Provoni më vonë.
Operatorët tanë janë të zënë. Provoni më vonë
:
:
:
Keni ndonjë pyetje? Na shkruani!
:
:
Biseda ka përfunduar
Was this conversation useful? Vote this chat session.
Good Bad